Telegrafi

Habit Arbër Hajdari: Pas mbarimit të Big Brother VIP Albania 2, nuk kam folur me Zhaklinën

Kohët e fundit Zhaklina është komentuar dhe ka marrë shumë kritika, por çfarë mendon Arbër Hajdari në lidhje me situatën e saj?

I ftuar në rubrikën “E Diell N’Trip”, ai ka treguar se pas përfundimit të “BBV2”, nuk ka komunikuar apo është takuar me të.

Përsa i përket periudhës që kanë qenë të dy opinionista në “Big Brother”, ai shprehet se kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin, por nuk ka preferuar të komentojë për lajmet e fundit që kanë dalë për të.

Lexo po ashtu Arbër Hajdari nuk do të jetë më opinionist në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania

“Pas përfundimit të Big Brother nuk kam patur mundësi ta takoj sepse kam pasur një vizitë jashtë vendit. Me Zhaklinën gjatë gjithë “Big Brother” kam shkuar shumë mirë, e kam pritur mirë, unë isha pritësi. Kemi diskutuar çështje të ndryshme përsa i përket shoqërisë shqiptare, problematikave, gjërave të mira edhe jashtë programit. Unë në përgjithësi shkoj mirë me njerëzit dhe nuk kam pasur konflikte. Për disa gjëra e kam mbështetur Zhaklinën, për disa gjëra nuk kam qenë dakord dhe e kam kundërshtuar, ashtu siç ka bërë edhe ajo. Mendoj që e kemi mirëkuptuar njëri-tjetrin në shumë situata të krijuara”, u shpreh Arbër Hajdari.

I njëjti, ai bëri të ditur se nuk do të jetë më në ulësen e opinionistit në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania 3. /Telegrafi/