Erling Haaland shënoi mbrëmë pesë gola në ndeshjet e dytë të Manchester Cityt në të tetën e finales me RB Leipzigun, ndërsa rezultati final ishte 7-0.
Sulmuesi norvegjez ia doli që vetëm në pjesën e parë të kompletonte het-trikun e tij, deri në 45 minutat e dytë shënoi edhe dy të tjerë para se të zëvendësohej në minutën e 63-të, për t’i liruar vendin Julian Alavrezit.
Pas ndeshjes, Haaland i tha për BT Sport se i kishte thënë trajnerit Pep Guardiola se donte të realizonte gjashtë gola dhe të zëvendësohej.
Ndonëse e thënë qartë me një nuancë humori, kjo është tregues i mentalitetit dhe vendosmërisë së tij se nuk do të ndalet me kaq.
“I thashë Pep (Guardiolas) kur u largova se do të më pëlqente të shënoja një hat-trick të dyfishtë”, deklaroi Haaland me shaka. “Por, çfarë mund të bëj unë!”.
Shënimi i pesë golave i siguroi Haalandit që ai të kalonte shifrën e 30 golave në Ligën e Kampionëve, duke u bërë golashënuesi më i ri në kompeticion për të arritur atë moment historik. /Telegrafi/