Sulmuesi sensacional i RB Salzburg, Erling Braut Haaland thuhet se ka udhëtuar në Gjermani për të hyrë në negociata me Borussia Dortmundin.
Gazeta lokale Ruhr Nachrichten pretendon se sulmuesi norvegjez udhëtoi me agjentin Mino Raiola dhe u mor nga përfaqësuesit e klubit Bundesliga.
Përpara ndeshjes kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, babai i tij dhe ish-lojtari i Leeds United, Alf-Inge Haaland i tha TV2 në Norvegji se ata ishin “mjaft të qetë” për të ardhmen e tij.
“Nëse ai vazhdon të luajë si tani, ne e dimë se ai do të lëvizë në një pikë ose një tjetër”.
“Por, ne jemi mjaft të qetë. Bëhet fjalë për gjetjen e klubit që i përshtatet më së miri, ku do të luajë shumë”, ka thënë ai.
Huge news out of Germany! 😲
Erling Haaland reportedly landed in a charter plane at Dortmund Airport this morning and was picked up by a BVB staff member ahead of a possible move to the Black and Yellows!#OptusSport pic.twitter.com/aWu48gjx4S
— Optus Sport (@OptusSport) December 12, 2019
19-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e madhe pasi ka shënuar tetë gola në vetëm gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon, duke shtuar 16 gola tjerë në 14 ndeshje në Austri.
Napoli dhe Juventusi kanë qenë të lidhur me Haaland, dhe gazeta Bild kohëve të fundit zbuloi se ai kishte një klauzolë lirimi prej vetëm 20 milionë euro.
As babai i lojtarit dhe as drejtuesit e RB Salzburgut nuk i kanë komentuar raportimet e mediumit Ruhr Nachrichten. /Telegrafi/