Haaland udhëton në Angli për të negociuar marrëveshjen me UnitedinErling Braut Haaland është zbuluar se ka udhëtuar në Manchester këtë mëngjes, kinse për të negociuar me Unitedin.
Gazeta norvegjeze Stavanger Aftenblad shkruan se ka burime që u thonë atyre se Braut Haaland dhe më i babai i tij Alf-Inge Haaland shkuan në Manchester nga aeroporti Sola të premten (sot) në mëngjes.
Kjo bie në kundërshtim me raportin nga e mediumit italian Tuttomercatoweb, i cili pretendon se Juventusi është favorit për të nënshkruar me yllin e Norvegjisë.
Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ishte njeriu që solli 19-vjeçarin në Molde nga Bryne në janar të vitit 2017.
Solskjaer dhe Haaland e njohin mirë njëri-tjetrin dhe një marrëveshje mund të materializohet shumë lehtë.
Ai pastaj u shit për 5 milion euro në RB Salzburg dhe Aftenbladet beson se një ribashkim mund të nënshkruhet brenda dy ditëve të ardhshme.
Klauzola e largimit të lojtarit thuhet se është 30 milionë euro. /Telegrafi/