Erling Haaland emëroi zgjedhjet e tij për dy ish-lojtarët e Manchester Citit me të cilët do të donte të luante përkrah në skuadrën aktuale të Pep Guardiolës, ndërsa përgjigjet e tij janë të pritshme deri diku.
Sulmuesi i Cityt ka qenë në formë fenomenale duke shënuar shumë gola në sezonin e tij debutues në Angli pas transferimit të tij mahnitës prej 60 milionë eurosh nga Borussia Dortmund verën e kaluar.
Haaland ka shënuar 47 herë në vetëm 40 paraqitje në të gjitha garat për Cityn, me yllin norvegjez që nuk po tregon aspak shenja të ngadalësimit.
22-vjeçari norvegjez e çoi numrin e golave të tij në Ligën Premier në 32 nga 28 ndeshje, duke e çuar atë nëntë më shumë se Harry Kane në garën për Këpucën e Artë.
Haaland mori çmimin e Lojtarit të Muajit te Cityt për muajin mars, një muaj në të cilin ai shënoi pesë gola të pabesueshëm kundër RB Leipzig në 1/8-tën eLigës së Kampionëve .
Duke u shfaqur në videon e TikTok të Cityt, Haaland po mbante në dorë çmimin e tij “Lojtari i Muajit” kur u pyet se cilin ish-lojtar të Cityt donte në ekipin aktual.
Ish-ylli i Dortmundit zbuloi se dy zgjedhjet e tij do të ishin ose legjenda e Cityt, Vincent Kompany ose i preferuari i tifozëve, Mario Balotelli.
@mancity Haaland reveals which ex-City player he would’ve liked to play alongside! 👀 @Etihad #ManCity #ManchesterCity #ErlingHaaland #Haaland #PlayerOfTheMonth
“Unë mendoj se duhet të them Vincent Kompany, legjendë e madhe”, ka thënë fillimisht Haaland.
“Mendoj se do të ishte gjithashtu argëtuese të luash me Balotellin. Pra, një nga këto dy: Balotelli ose Kompany do të ishte shumë mirë”, përfundoi norvegjezi.
“Do të kisha dashur të shihja Erling dhe Mario në sulm”, ishte njëri nga komentet e fansave në rrjetet sociale.
Disa nga komentet tjera shkruanin: “Ndjej sikur Balotelli do të arrinte potencialin e tij të plotë me të në sulm” dhe “Imagjinoni Haaland dhe Balotellin në sulm në të njëjtin ekip. Do të ishte kaos”. /Telegrafi/