Telegrafi

Haaland do të shitet në verë, Dortmundi ka dy opsione për ta zëvendësuar norvegjezin

Erling Haaland pritet të largohet nga Borussia Dortmundi gjatë afatit kalimtar veror.

Ylli norvegjez është objektiv i klubeve më të mëdha evropiane dhe Borussia Dortmund duket se nuk do të mund t’i përballojë ofertave.

Verdhezinjtë do ta shesin sulmuesin e talentuar në verë, për një shumë që besohet se do të prek 150 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e Dortmundit tanimë kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin e tij.

Sipas asaj që kanë raportuar mediat gjermane, Borussia Dortmund ka dy sulmues në listë, ku njëri nga ta do t’iu bashkohet në verë.

Fjala është për portugezin Andre Silva që ka shkëlqyer këtë edicion me Eintracht Frankfurtin dhe holandezin Donyell Malen që aktivizohet me PSV Eindhoven.

Të dy futbollistët i përshtaten stilit të lojës së verdhezinjve dhe njëri nga ta pritet të transferohet në ‘Signal Iduna Park’ për edicionin e ardhshëm.

Dortmund është gati të shpenzojë deri në 40 milionë euro për portugezin Silva ose holandezin Malen. /Telegrafi/