Shifrat e golave të Erling Haaland janë të “frikshme”, sipas trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, dhe sulmuesi norvegjez mund të sfidojë standardet e vendosura nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Haaland shënoi het-trikun e 10-të në karrierën e tij në Man City në fitoren 4-1 ndaj Ipswich Town të shtunën.
Ai tani ka shënuar 94 gola në 101 ndeshje në të gjitha garat që nga transferimi i tij nga Borussia Dortmund në vitin 2022 dhe 67 gola në 68 paraqitje në Ligën Premier – numra që Guardiola tha se rivalizojnë dy prej lojtarëve më të mirë në histori, Ronaldo dhe Messi.
“Ai e bëri atë në Salzburg dhe në Gjermani; shifrat janë frikshme. Ai mund të konkurrojë për sa i përket golave me Cristianon dhe Messin. Shifrat janë të pabesueshme në moshën e tij. Ai është një kërcënim i jashtëzakonshëm, shpresojmë se ai mund të jetë këtu për shumë vite”, deklaroi Guardiola.
Guardiola u pyet edhe nëse 24-vjeçari është sulmuesi më i kompletuar që ka parë ndonjëherë futbolli.
“Sulmuesi më i jashtëzakonshëm që kam parë ndonjëherë është Messi – nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, deklaroi spanjolli. /Telegrafi/