Telegrafi

Haaland: Klubi më bleu për të fituar tripletën

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland është i vendosur t’ua dorëzojë tre trofetë apo tripletën tifozëve të klubit të tij.

Haaland do të nisë nga minuta e parë nesër (e shtunë) finalen e FA Cup kundër Manchester United. Por, pas një jave, City ka edhe një finale tjetër më të rëndësishme.

Ata luajnë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Interit dhe janë gati për të fituar të dy trofetë, të cilët do t’i bashkoheshin trofeut të fituar tashmë në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Njeriu që vlen një miliard euro – Haaland shet një fanellë çdo 12 sekonda, zëvendësoi Messin dhe Ronaldon

“Do të ishte joreale ta bësh këtë histori. Kjo është arsyeja pse më blenë sigurisht, për ta marrë këtë, nuk duhet ta fshehim atë”, ka thënë fillimisht Haaland për BBC Sport, kur u pyet për tripletën.

“Do të thotë gjithçka. Unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar atë. Është ëndrra ime më e madhe dhe shpresoj që ëndrrat të bëhen realitet”.

Lexo po ashtu Haaland shpallet “lojtari më i mirë i sezonit" dhe “lojtari i ri më i mirë i sezonit” në Ligën Premier

“Por gjithashtu nuk është e lehtë – janë dy finale kundër dy skuadrave të mira që do të bëjnë gjithçka që munden për ta shkatërruar atë”.

“Ata do të jenë të motivuar, do të jenë të gatshëm dhe ne duhet të luajmë në maksimumin tonë, sepse nëse luajmë në maksimumin tonë, kemi një shans shumë të mirë për ta arritur pikërisht këtë”, përfundoi ylli i Cityt. /Telegrafi/