Site icon Telegrafi

Haaland ka paralajmëruar Man Cityn për largim në rast të dënimit të klubit, Real Madridi po pret për norvegjezin

Ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, po mendon seriozisht të largohet nga klubi nëse ata dënohen nga Liga Premier pas akuzave të rënda për shkelje të Fair Play Financiar.

Pak ditë më parë pati akuza se nga viti 2009 deri në vitin 2018, Man City ka manipuluar të ardhurat, pagat e lojtarëve dhe stafit në çdo sezon dhe ka shkelur vazhdimisht rregulloret e UEFA-s.

Mediat angleze shkruajnë se Man Cityn e pret një dënim i rëndë, madje disa pretendojnë se mund të ndodhë që të përjashtohen nga liga.

Mediumi spanjoll AS shkruan se Haaland ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se ai do të ishte i pari që do të largohej nga ‘Etihad’ nëse Man City do të dënohej duke iu hequr pikë ose duke rënë nga kategoria.

Lexo po ashtu Reali shpreson të përfitojë nga situata e Cityt për Haaland, por edhe ta rrëmbejë Bellinghamin nga duart e Liverpoolit

AS shkruan se Real Madridi po ndjek nga afër zbardhjen e të gjithë çështjes dhe pretendon se në rast dënimi, mbretërit do të bëjnë një ofertë të gatshme për sulmuesin e njohur norvegjez dhe se do të jenë të lumtur të paguajnë klauzolën e largimit, e cila do të aktivizohet në vitin 2024.

Klauzola të arrijë në 150 milionë euro në atë kohë, ndërsa Haaland këtë seozn ka luajtur 28 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola për Man Cityn në të gjitha garat./Telegrafi/

Exit mobile version