Real Madridi duket se po e kthen vëmendjen tek sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, pasi thuhet se tashmë atyre u është dhënë drita e gjelbër nga përfaqësuesi i Norvegjisë për një transferim të mundshëm.
Ekziston ende çështja që Reali duhet të bie dakord për një çmim me gjermanët, kështu që do të jetë një rast nëse Dortmund dëshiron të fitojë më të shumë këtë verë duke rrezikuar ta humbasë atë për 75 milionë euro në vitin 2022, pasi Haaland ka një klauzola të lëshimit që aktivizohet nga vera e ardhshme.
Sipas gazetës italiane La Repubblica, Real Madridi tashmë ka pasur një ofertë prej 110 milionë eurosh të refuzuar nga Dortmundi për Haaland, me klubin aktual të sulmuesit që e vlerëson atë afër 150 milionë eurosh – dyfishin e asaj që ata mund të marrin në vitin 2022.
Mendohet se mund të arrihet një marrëveshje për një tarifë rreth 130 milionë eurosh, pasi presidenti i Real Madridit, Florentino Perez kërkon të sjellë një nënshkrim ‘Galactico’ për të rikthyer shpresën dhe entuziazmin te mbështetësit e Los Blancos pas një sezoni në të cilin klubi nuk arriti të fitojë asnjë trofe.
Haaland jep dritën e gjelbër
Vetë Haaland ka dhënë ‘OK-in’ që marrëveshja të ndodhë, siç është rasti me agjentin e tij, Mino Raiola. Disa muaj më parë, babai i Haaland dhe Raiola bënë një udhëtim në Spanjë pasi ata së pari vizituan ambientet e trajnimit të Barcelonës përpara se të niseshin për në Valdebebas të Realit.
20-vjeçari, i cili ka një kontratë në Dortmundin deri në vitin 2024, shënoi 41 herë në 41 paraqitje sezonin e kaluar, ndërsa ai gjithashtu bëri 12 asistime.
10 gola dhe dy asistime të Haalandit erdhën nga Liga e Kampionëve – garë kjo e preferuar për Los Blancos.
Është folur që, nëse Dortmund humbet Haalandin, ata mund të kërkojnë të rikthejnë në klub sulmuesin e Real Sociedadit, Alexander Isak. /Telegrafi/