Site icon Telegrafi

“Haaland duhet të kalojë te Livepooli”, kështu thotë ish-trajneri i tij te Byrne FK

Ish-trajneri i Erling Haaland te Byern FK, Ingve Berntsen ka thënë se ai duhet të kalojë te Liverpooli, madje duke bërë një pyetje se përse Manchester United e Real Madridi nuk e kishte transferuar më parë kur e kishin shansin.

Trajneri bërë të ditur se ai do t’i preferonte norvegjezit kalimin në Ligën Premier, pasi beson se 19-vjeçari mund të përshtate shumë me The Reds.

“Unë jam tifoz i Liverpoolit dhe natyrisht dua që ai të kalojë atje”, ka thënë Berntsen, që ka punuar me sulmuesin kur ishte pjesë e akademisë së Byrne.

“Futbolli anglez është më i famshëm në Norvegji dhe shumë talentë norvegjezë duan të luajnë në Ligën Premier, ashtu siç bëri babai i Erling, Alf Inge, që ka luajtur për Leeds United dhe Manchester Cityn”.

“Unë sinqerisht besoj se ai e ka talentin që të luajë për një klub të tillë”, ka shtuar më tej ai.

Haaland po kërkohet me ngulm nga skuadrat si, Real Madridi, Liverpool, Paris Saint-Germain e Manchester United, derisa në janar kaloi nga Red Bull Salzburgu te Borussia Dortmundi për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version