Erling Haaland dhe e dashura e tij, Isabel Johansen, u shfaqën të veshur me pizhama teksa po festonin fitoren e Manchester Cityt për titullin e tretë në Premier Ligë.
City u shpall kampion të shtunën pas fitores 1-0 të Nottingham Forest ndaj Arsenalit, por iu desh të priste 24 orë derisa të mund të festonte siç duhet pasi mposhti Chelsean të dielën.
Pasi mposhtën ‘Blutë’ 1-0 dhe ngritën trofeun në stadiumin Etihad, lojtarët së bashku me partneret e tyre u nisën drejt klubit MNKY HSE për të festuar deri në orët e para.
Haaland dhe Johansen u dalluan nga turma me pizhame të ngjashme, me norvegjezin duke buzëqeshur para kamerave pas një fushate mahnitëse që e ka parë atë të shënojë 36 gola në ligë për të thyer rekordin për numrin e golave të shënuar në një sezon të vetëm në Premier Ligë.
Babai i Haaland, Alf-Inge, u bashkua me djalin e tij dhe veshi një këmishë gjithashtu blu, por vendosi të mos kopjonte trendin e veshjes së pizhameve.
Kapiteni i klubit, Ilkay Gundogan, mori pjesë po ashtu në festë bashkë me gruan e tij, Sara Arfaoui.
Kontrata e Gundogan me Cityn do të skadojë muajin e ardhshëm, por ai thuhet se do të refuzojë interesimin nga Barcelona për të nënshkruar një marrëveshje të re me klubin.
Në event të pranishëm ishin edhe disa lojtarë të tjerë, përfshirë Kevin De Bruyne me gruan e tij, Michele Lacroix.
Phil Foden dhe e dashura e tij, Rebecca Cooke, nga ana tjetër pozuan para kamerave vetëm disa orë pasi sulmuesi kishte fituar titullin e tij të pestë në moshën 22-vjeçare. /Telegrafi/