Dukesha e Kembrixhit u bashkua me nxënësit në Islington gjatë ditës së enjte për të bërë pica në një kuzhinë të hapur.
Dhe ndërkohë që Kate duket se ishte një fanse e gatimeve italiane, një vajzë e vogël ishte kureshtare të dija nëse mbretërorët bëjnë gatime si çdo person i thjeshtë.
Nadirah, tetë vjeçe, që studion në Shkollën Fillore të St Jude dhe Shën Palit, e pyeti: “A ka ngrënë Mbretëresha ndonjëherë pica?”.
Por Kate pranoi se nuk kishte asnjë ide, duke u përgjigjur: “Kjo është një pyetje e mirë, nuk e di. Ndoshta herën tjetër do të shoh dhe do ta pyes”.
Ndërsa Kate nuk ishte e sigurt për qëndrimin e Madhërisë rreth picës, ish-shefi i Pallatit të Buckinghamit, Darren McGrady, thotë se ajo nuk është një fanse e brumërave.
Duke folur për MailOnline ai tha: “Unë kam gatuar për Mbretëreshën për njëmbëdhjetë vjet dhe nuk kam shërbyer pica asnjëherë”.
Kate zbuloi për fëmijët se çokollata e zezë është e preferuara në familjen mbretërore. /Telegrafi/