Site icon Telegrafi

Holandezja ndërron jetë pasi u infektua dy herë me coronavirus, cilësohet si rasti i parë në botë

Mjekët holandezë kanë njoftuar se sot ka ardhur deri te rasti i parë me vdekje të një pacienteje e cila ishte ri-infektuar me coronavirus, që gjithashtu konsiderohet edhe si rasti i parë në botë.

Bëhet fjalë për një grua të moshës 89-vjeçe, e cila ishte prekur dy herë nga COVID-19 dhe javë të tëra i kishte kaluar duke u hospitalizuar, transmeton Telegrafi.

Sistemi imunitar i gruas që ndërroi jetë ishte goditur rëndë nga një lloj i rrallë i kancerit.

Ajo ishte pranuar në spital dy muaj më parë me simptoma të gripit, por pasi ishte shëruar e kanë rikthyer në shtëpi.

Pas 59 ditëve rifilloi kimioterapinë, por aty sërish u infektua me coronavirusi.

Kur është testuar për antitrupa, është konstatuar se ajo nuk i ka dhe dy javë më vonë ndërroi jetë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version