Site icon Telegrafi

Gyokeres merr vendimin nëse do të largohet nga Sportingu në janar

Viktor Gyokeres është një nga sulmuesit më në formë në botë dhe njëkohësisht një nga më të kërkuarit nga top klubet evropiane.

Sulmuesi në top formë i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres nuk ka gjasa të bëjë një lëvizje gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Sipas mediave portugeze, 26-vjeçari pritet të qëndrojë me klubin portugez deri në verë, kur disa skuadra kryesore evropiane janë gati të bëjnë një lëvizje për nënshkrimin e tij.

Gyokeres ka qenë në formë të shkëlqyer këtë sezon, duke shënuar 40 gola për klubin dhe kombëtaren.

Lexo po ashtu Gyokeres nuk është më i lumtur te Sporting Lisbona - ai ngriti zërin në dhomat e zhveshjes, mund të largohet në janar

Paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë tërhequr vëmendjen e Manchester United,Arsenal, Chelsea,  Manchester City dhe Barcelonës, të cilët thuhet se janë të interesuar për të blerë shërbimet e tij.

Ndërsa Manchester United është duke ndërtuar një skuadër me trajnerin e ri Ruben Amorim, ata aktualisht nuk konsiderohen si favoritët kryesorë për të transferuar Gyokeres.

Lexo po ashtu Gyokeres flet për dështimin në Ligën Premier: Kam bërë më të mirën që munda, jam i dëshmuar edhe në Ligën e Kampionëve

Real Madrid dhe Bayern Munich gjithashtu po monitorojnë nga afër situatën dhe mbetet për t’u parë se cili klub do të sigurojë përfundimisht nënshkrimin e tij në verë.

Sporting synon që në verë nga shitja e yllit kryesor të skuadrës të fitojë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version