Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin i kishin dhënë fund martesës dy vjet më parë.
Ndërkohë, aktorja është martuar përsëri dhe frontmeni i bendit Coldplay filloi marrëdhënie me aktoren Dakota Johnson. Përkundër partnerëve të rinj, Gwyneth dhe Chris vazhduan të mbanin marrëdhënie të shkëlqyera me fëmijët.
Gwyneth për revistën “Es” deklaroi se kishte menduar gjithmonë të kaloj jetën me ish-bashkëshortin dhe fëmijët.
Ajo e përshkroi shkurorëzimin e tyre si një ndryshim dhe risi që nuk duhet të shkatërrohet nga familja e tyre.
“Shkurorëzimi nuk duhet të jetë një prishje në marrëdhëniet. Mendoj se unë dhe Chris kemi planifikuar të jemi së bashku me fëmijët. Tani marrëdhënia jonë është më e mirë se më parë, si një mik, si një prind i cili kujdeset për fëmijët e tij. Ne jemi ende të një familje”, tha ajo.
Gwyneth, e cila me Chrisin ka Apple 14-vjeçar dhe Moisiun 12-vjeçar, ka pranuar se nuk kishin jetuar së bashku për një vit para se të zyrtarizonin shkurorëzimin.
Ndryshe, aktorja kishte marrë me vete në muajin e mjaltit edhe ish-bashkëshortin, Chrisin. /Telegrafi