Telegrafi

Gwyneth Paltrow nuk do të luajë më në filmat e Marvel

HOLLYWOOD, CA - APRIL 24: Actors Gwyneth Paltrow (L) and Robert Downey Jr. arrive at the premiere of Walt Disney Pictures' "Iron Man 3" at the El Capitan Theatre on April 24, 2013 in Hollywood, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)

Gwyneth Paltrow ka vendosur që të mos xhirojë më filma me superheronj, sepse mendon se është e moshuar për role të tilla.

Aktorja 46-vjeçare konsideron se karakteret në filmat e Marvelit nuk janë më të përshtatshme për të.

“Jam tepër e moshuar për të veshur kostumet e tilla”, ka thënë Paltrow duke iu referuar rolit të Pepper Potts në filmat “Iron Man” dhe “Avengers”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gwyneth Paltrow

Megjithatë, ajo është shprehur e kënaqur që e ka luajtur atë rol, ashtu që të gjithë atë përvojë e konsideron shumë të bukur.

Gwyneth do ta shohim vetëm edhe një herë në rolin e Pepper në filmin e ardhshëm për “Avengers”.

Ajo ka treguar se në fillim e kishte refuzuar rolin, sepse po kalonte një periudhë të vështirë pas ndarjes nga Brad Pitti dhe nuk dëshironte të udhëtojë në Angli, ku duhej të qëndronte për xhirimet e filmit.

“Asokohe mendoja ndryshe, nuk mund të lexoja asgjë, sepse po kaloja nëpër një periudhë shumë të vështirë”, ka thënë aktorja. /Telegrafi/