Gwen Stefani e dashuruar marrëzisht me Blake Shelton, nuk ka pritur që ai ta propozojë, por e lodhur nga pritja ka guxuar ta marrë situatën në kontroll dhe ta propozojë vetë e para.
Për disa javë rresht, këngëtarja 46-vjeçare kishte diskutuar propozimin së bashku me mikeshat e saj deri sa vendosi të organizonte një mbrëmje romantike.
Çifti kaloi një mbrëmje romantike, gjatë së cilës ajo hodhi hapin e pazakontë, duke i propozuar të dashurit të saj. I hutuar dhe habitur nga ky propozim, Blake Shelton nuk ngurroi të thoshte “Po”.
Ndenja e madhe që Gwen ushqen për të dashurin e saj, është demonstruar në çdo intervistë të saj, si dhe në këngët që i ka kushtuar. /Telegrafi/