RB Leipzig refuzoi ofertën e Chelseat në fund të gushtit për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol, ku bëhet fjalë për një transferim që duhej të realizohej në verën e vitit 2023.
Gazetari Fabrizoi Romano shkruan se gjermanët janë të bindur se vitin e ardhshëm në garë për mbrojtësin kroat do të bashkohen edhe klube të tjera.
Kjo i referohet kryesisht Manchester Cityt. Prandaj Gvardiol nënshkroi një kontratë të re me Leipzig deri në vitin 2027, por Chelsea ende insiston për transferimin, kështu që gara për kroatin është absolutisht e hapur.
RB Leipzig turned down Chelsea bid for Josko Gvardiol on Deadline week [it was for summer 2023] as they’re convinced other clubs will join the race next summer, including Man City. 🔵🇭🇷 #CFC
New deal until 2027 but Chelsea are still there and the race is absolutely open. pic.twitter.com/Df4IHOgMFD
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 12, 2022
Dyshohet se klubi londinez dhe RB Leipzig ishin afër marrëveshjes për një transferim prej 90 milionë eurosh në fund të afatit kalimtar, por në fund u vendos që mbrojtësi të qëndronte edhe për një sezon.
Anglezët do të tentojnë ta realizojnë më parë transferimin, ku sipas gazetarit të Bild, Christian Falk, klubi i Chelseat do të tentojë të sjellë lojtarin në janar.
Nëse ky transferim ndodh, 20-vjeçari Gvardiol do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Pritet që çmimi i tij pas Botërorit të Katarit të jetë mbi 100 milionë euro.
Nga transferimi do të përfitojë edhe Dinamo Zagreb, që e shiti sezonin e shkuar lojtarin për 18 milionë euro.
Dinamo ka të drejtën e 20 për qind të fitimit që do të marrë Leipzig nga transferimi i radhës. Kjo do të thotë se në arkën e klubit të Zagrebit do të shtoheshin 15 deri në 20 milionë euro të tjera. /Telegrafi/