Pediatrit i kanë paralajmëruar prindërit për rreziqet që u sjell konsumimi i ujit bebeve nën moshën gjashtë muajsh.
Sipas ekspertëve, bebeve nuk u nevojitet uji sikurse fëmijëve dhe të rriturve, e as në ditët më të nxehta të stinës së verës, transmeton Telegrafi.
Një studim i fundit tregon se qumështi i gjirit është tejet i pasur me ujë dhe ka përmbajtje të vogël të elektroliteve.
Kjo do të thotë se qumështi i gjirit mjafton për ta hidratuar beben gjatë gjashtë muajve të parë të jetës.
Sidoqoftë, disa prindër nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet që u sjell konsumimi i ujit bebeve.
Prandaj, ekspertët bëjnë thirrje të mos u jepni ujë bebeve nën gjashtë muajsh, dhe ata përmendin edhe një fakt interesant: qumështi i gjirit përmban 88% ujë.
Ndërsa pas gjashtë muajve të parë të bebes, guxoni t’u jepni bebeve vetëm 0.05 litra ujë brenda 24 orëve deri t’i mbushin një vjet. /Telegrafi/