Fjetja e shtrirë në shpinë gjatë tre muajve të fundit të shtatzënisë mund t’i rrisë rreziqet e lindjes së frytit të vdekur
Kur flini e shtrirë gjatë shtatzënisë, e tërë pesha e mitrës e shtypë një venë të madhe në abdomenin tuaj e cila quhet ‘vena inferiore cava’, dhe kjo e redukton gjakun i cili rikthehet në zemër, e njëkohësisht e zvogëlon furnizimin e gjakut që shkon mitër.
Por, sa është rreziku i të lindurit një fryt të vdekur si pasojë e fjetjes në shpinë?
Rreziqet, sipas NHS-së, janë 1 në 200 lindje, transmeton Telegrafi.
Por, duhet pasur parasysh se lindja e frytit të vdekur mund të ndodh për shumë arsye, dhe ndonjëherë nuk keni çfarë të bëni për ta parandaluar atë.
Megjithatë, thjesht duke i ndryshuar pozicionet në të cilat flini mund ta ulni rreziku.
Ekspertët rekomandojnë të flini në krah të majtë gjatë kohës kur jeni shtatzënë – sepse kësisoj e rrisni sasinë e gjakut dhe vlerave ushqyese të cilat arrijnë deri te bebi. /Telegrafi/