Innovation Centre Kosovo (ICK) ka hapur dyert për pranimin e ekipeve të reja në inkubatorin e biznesit. Në thirrjen e nëntëmbëdhjetë me rradhë, të gjithë qytetarët e Kosovës me ide biznesit në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, mund të aplikojnë deri më 20 Mars.
Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime e grante në vlerë 20,000 Euro. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës.
Të filloni biznesin tuaj me përkahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.
Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:
Hapësirë prej 2,500 m² në qendër të Prishtinës
5,000 Euro grante fillestare për idetë/ekipet e përzgjedhura
Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
Qasje në rrjete të investitorëve vendor e ndërkombëtar
Pjesëmarrje në konferenca vendore & ndërkombëtare, panaire dhe B2B
Zyre moderne me infrastrukturën përcjellëse dhe qasje 24/7
Trajnime & punëtori profesionale (startup bootcamp) për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të biznesit
Shërbime nga Amazon Web Service ne vlerë $5,000
Shërbime nga Microsoft BizSpark
Shërbime nga Sendgrid
Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
Lidhje punëdhënës – punëkërkues
Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 20 Mars 2019. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founders’ Bootcamp” për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, gjuhës së trupit, Business Model Canvas dhe “Lean Menaxhmenti”. Për Founders’ Bootcamp mund të aplikoni deri më 9 Mars nëpërmet KËTIJ linku.
Pëveq kësaj, gjatë javës që vjen (11-15 Mars), në Innovation Centre Kosovo organizohet edicioni i tretë i Startup Europe Week (nismë e përkrahur nga Komisioni Europian), gjatë së cilës mbahen mëngjesi me komunitetin e bizneseve startup, ligjerata e z. Ari Zoldan për trended e teknologjisë dhe bizneseve, Statup Grind me mysafir Agon Gashin (Meridian Express), dhe vazhdon të jetë e hapur thirrja për aplikim në programin “Junior Geeks” për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme nga Prishtina, Mitrovica dhe Peja.
Poashtu, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, me organizim të Cineplexx Kosovo, gjatë aktivitetit “Super Girls Night”, ICK do të dhurojë bursa 100% për gratë/vajzat për trajnime në Social Media, Dizajn Grafik, Programim, SEO, Zhvillim të aplikacioneve mobile dhe lojërave elektronike.
Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.
Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni www.ickosovo.com
Thirrja e 19-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Ambasada e Norvegjisë, GIZ (Programi CETEP), Zyra e BE-së në Kosovë dhe EFSE (European Fund for Southeast Europe).