Ushtruesi i detyrës të drejtorit të spitalit “Isa Grezda”, në Gjakovë ka marrë një telefonatë kërcënuese mbrëmjen e së shtunës.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte revoltuar për shkak se i ishte ndryshuar vendi i punës dhe e ka kërcënuar drejtorin e spitalit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën duke i thënë: “Pse ma kë ndrru vendin e punës” , si dhe e ka sharë, pastaj i ka thënë: “Guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë të rregulltë. Rasti nën hetime”, tha Gjurkaj. /Telegrafi/