Telegrafi

Guvernatorja e shtetit të Iowa-s në Kosovë – takon Osmanin, Konjufcën dhe Gërvallën

Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds do të qëndroj në Kosovë, e cila gjatë ditës pritet të takoj presidenten Vjosa Osmani, kyreparlamentarin Glauk Konjufca dhe shefen e diplomacisë Donika Gërvalla.

Takimi i Reynolds me Osmanin do të bëhet në ora 09:50, ku do të nënshkruajnë marrëveshje të bashkëpunimit në hollin e Kuvendit, ndërkaq pas kësaj do të deklarohen për medie.

E në orën 11:15, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca pret në takim guvernatoren Reynolds.

Kurse, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwar mirëpret në takim guvernatoren në ora 11:50. /Telegrafi/