Personat që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit, nga sot nuk do të kenë nevojë të bartin maska, e as të respektojnë distancën sociale fizike, kështu të paktën pretendon guvernatori i New Yorkut, AndrewCuomo.
Sipas tij, shteti ka arritur ta vë nën kontroll situatën e rënduar shëndetësore dhe se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) është në gjendje gatishmërie në rast se kërkohet, transmeton Telegrafi.
“Po i rikthehemi normalitetit. Nëse jeni vaksinuar, jeni të sigurtë, pa maskë e pa distancë sociale fizike”, ka shtuar Cuomo gjatë një konference për media.
Megjithatë, për personat që nuk janë vaksinuar, ai ka një porosi – të bartin ende maska dhe të respektojnë distancën fizike. /Telegrafi/