Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit në deyurë të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
Në këtë takim bashkë me guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e Financave, e kryesuar nga guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së pandemisë ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë.
Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për ta ndihmuar ekonominë e Kosovës.
Banka Qendrore e Kosovës është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit. /Telegrafi/