Site icon Telegrafi

Guvernatori i Maryland me ofertë interesante për punonjësit e institucioneve shtetërore, 100 dollarë shtesë në pagë për këdo që vaksinohet

Guvernatori i shtetit amerikan Maryland, Larry Hogan, ka deklaruar se çdo shërbyes në institucione shtetërore që pajtohet të vaksinohet kundër coronavirusit, mund të llogarisë në 100 dollarë shtesë në pagë.

“Përmes këtij programi, inkurajojmë punonjësit në institucionet shtetërore që të vaksinohen dhe të mbroj veten, familjet e tyre dhe komunitetin ta mbajnë të shëndoshë dhe të sigurtë”, ka shpjeguar Hogan, transmeton Telegrafi.

Ai ka shtuar se shteti amerikan i Marylandit inkurajon edhe kompanitë private në mbarë këtë shtet, që të bëjnë të njëjtën gjë duke stimuluar punonjësit e tyre.

“Vaksinat janë të sigurta, efikase, pa pagesë dhe mund të vaksinoheni me apo pa termin”, ka shtuar Hogan.

E ky program do t’i kushtojë Marylandit rreth pesë milionë dollarë, kurse shteti do të tentoj të përdor financimin federal në luftën kundër COVID-19 për të mbuluar shpenzimet.

Kujtojmë që Maryland deri më tani ka vaksinuar rreth 62 për qind e të rriturve, përkatësisht rreth 4.9 milionë doza janë shpërndarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version