Takimi Veror i Shoqatës Kombëtare të Guvernatorëve sapo përfundoi në Santa Fe të New Mexico.
Guvernatorët e shteteve në SHBA janë shprehur të shqetësuar rreth paqartësive të shkaktuara nga tensionet e tanishme të tregtisë botërore dhe shpresojnë në përfundimin e konfliktit të tanishëm tregtar përmes negociatave, përcjell Telegrafi.
Guvernatori i shtetit të Washingtonit, Jay Inslee, u shpreh se nën renë e pasigurisë në tensionet tregtare, do të ndikohet jo vetëm bujqësia, por edhe industritë e tjera.
John Hickenlooper, guvernatori i Kolorados, thotë se marrëdhëniet e shëndosha tregtare shërbejnë si një forcë motivuese për ekonominë botërore dhe stabilitetin ndërkombëtar, por tensioni tregtar do të shkatërrojë besimin reciprok.
Statistikat nga Këshilli i Biznesit i SHBA-Kinë tregojnë se në dhjetë vitet e fundit, Shtetet e Bashkuara kanë rritur eksportet e tyre në Kinë. Të gjitha eksportet e shërbimeve të Shteteve të Bashkuara në Kinë u rritën ndjeshëm me mbi 300 për qind të eksportit të shërbimeve.
Në dekadën e fundit, eksportet e Uashingtonit në Kinë janë rritur me 240 për qind.
Kujtojmë se SHBA-ja ka intensifikuar luftën e saj tregtare me Kinën, duke hartuar një listë produktesh me vlerë 200 miliardë dollarë, që planifikon t’u vendosë tarifa që nga shtatori. /Telegrafi/