Telegrafi

Gutierrez: Gazetarët nuk janë mbi ligjin

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve (FEG), Ricardo Gutierrez, në një prononcim për AIM-në,reagoi për njoftimin për kallëzin penal nga anëtarët e qeverisë në portalin “Infomax” dhe theksoi se gazetarët nuk janë mbi ligjin.

“Megjithëse praktika e shoqatave të gazetarëve në vendet evropiane është të rekomandojë shmangien e kallëzimeve penale kundër mediave dhe gazetarëve, kjo nuk do të thotë se çdoherë duhet qëndrohet në mbrojtje të gazetarëve që kanë bërë gabime para ligjit”, shpjegon Gutierrez.

Kur një gazetar vepron jashtë ligjit, shton ai, ne si shoqata, para se të reagojmë, ne shohim nëse ai e bëri atë në interes të publikut apo është me qëllim të keq për të shpifur dikë, a është një gënjeshtër e pastër, apo e vërtetë dhe me qëllim të lartë publik.

Për ilustrim, tha ai, nëse një gazetar publikon dokumente që nuk mund të merren me ligj, por informon publikun, për shembull, për ndonjë rrezik për qytetarët, atëherë shoqatat, si dhe gjykatat, në pjesën dërrmuese të rasteve, qëndrojnë prapa gazetarit dhe prapa interesit publik.

“Gjithashtu, gazetarët nuk janë mbi ligjin dhe mbrohet diçka e pambrojtur që një gazetar e bën dhe dobëson shoqatat profesionale, ka gjëra të papranueshme, dhe puna jonë si organizata nuk është të mbulojmë gabimet e gazetarëve, por t’i theksojmë ato kur ata kanë bërë një gabim”, thotë sekretari i përgjithshëm EFG-së./Telegrafi/