Site icon Telegrafi

Gustafsson thumbon Jon Jonesin në matjet zyrtare, por amerikani qëndron i qetë

Foto: UFC - Ultimate Fighting Championship/YouTube

Përballja mes Jon Jones dhe Alexander Gustafsson është një nga ato duelet e shumë pritura të UFC-së. Kjo pasi po flasim për dy nga sportistët më të mirë që ka parë bota e artëve të përziera marciale.

Dyshja njihen për rivalitetin e tyre të madh, i filluar nga dueli pesë vite më parë kur Jones kishte fituar me vendim unanim.

Në momentin kur amerikani njoftoi për rikthimin dhe pastaj u njoftua se dueli i ardhshëm do të jetë ndaj suedezit, gjithë tifozët u ngritën në këmbë nga gëzimi dhe mezi po prisnin që të shikonin përballjet e tyre.

Përballja e tyre e parë ishte aq e ashpër sa pas meçit të dy shkuan në spital për të mjekuar plagët e marra

Normalisht që komente thumbuese kishte nga të dy anët pas njoftimit zyrtar të duelit, konfrontime në konferencat për media, por e papritura në javën kur pritej të mbahej ndeshja.

Lexo po ashtu Dana White futet në mes Jon Jonesit dhe Gustafssonit që përplasja e tyre fizike mos të eskalonte më shumë

Kujtojmë se në vitin 2017 se Jones ishte suspenduar nga UFC-ja pasi kishe rezultuar pozitiv në një substancë të ndaluar. Dhe në testet para duelit me Gustafsson u konstatua që amerikani rezultoi prapë pozitiv me të njëjtën substancë.

Lexo po ashtu Drogë, karrierë ilegale, gjoba milionëshe: Historia e ‘Bones’, luftëtarit më të përfolur në UFC (Foto/Video)

Ndeshja nuk u anulua pasi USADA (agjencia kundër dopingut në Amerikë) deklaroi se substancat e ndaluara në trupin e 31-vjeçarit janë vetëm mbetje të vitit 2017 dhe ndeshja për titullin e lehtë të peshave të rënda nuk ka nevojë të anulohet.

Por, gjithë këtë komisioni i shtetit të Nevadas e shikoi si të dyshimit dhe vendosi të mos licencojë Jones të ndeshjet në shtetin e tyre, kështu UFC u detyrua të bëjë një tjetër zgjidhje.

Shteti i Kalifornisë u shpreh i gatshëm të organizojnë këtë ndeshje dhe kështu licencuan Jones. Normalisht kjo nuk i pëlqeu Gustafssonit dhe shumë tifozëve që tashmë kishin blerë biletat për Las Vegas, Nevada.

Gjithsesi në matjet zyrtare suedezi thumboi kundërshtarin e përbetuar, fillimisht në fanellën e tij të matjes zyrtare kishte shtypur një simbol ku përshkruhej ndalimi i dopingut, ndërsa tha se në këtë ndeshje ai është i gatshëm të thyej ca kocka (eshtra), për ata që nuk e dinë ‘Bone (Kocka)” është nofka e legjendarit Jones.

Jon Jones në karrierën e tij ka regjistruar 22 fitore, një humbje dhe asnjë barazim, kurse në anën tjetër Gustafsson ka 18 fitore, katër humbje dhe asnjë barazim. Ndeshja do të zhvillohet në vendin tonë të dielën më 30 dhjetor, ndërsa pritet të fillojë nga ora 06:00 me kohën tonë.

Në rast se Ilir Latifi fiton triumfon ndaj Corey Anderson, atëherë mund të ndeshet për titullin e lehtë të peshave të rënda me fituesin e duelit Jones-Gustafsson.

Nëse fiton Gustafsson atëherë përballja e tij me yllin shqiptar nga Kosova do ishte në pikëpyetje, kjo pasi dyshja janë shokë të ngushtë dhe stërviten së bashku tash e shumë vite.

Shpesh herë në deklarata kanë thënë se ata nuk do të ndesheshin asnjëherë ndaj njëri-tjetrit dhe se do gjenin një zgjidhje që meçi mos të ndodhte.

Lexo po ashtu Latifi-Anderson përfundojnë matjet zyrtare: Shqiptari nuk harron të bëjë shqiponjën, tregon respekt për amerikanin

Për një duel të mundshëm mes tyre është folur shumë herë në media, në rast se do të ndodhte, atëherë do ishte ngjarja e vitit në Suedi. /Telegrafi/

Exit mobile version