Site icon Telegrafi

Gurmania, kanali televiziv që do t’ju mbajë gjithmonë të ‘uritur’ (Video)

Kutia magjike e quajtur televizion, çdo ditë e më shumë po jep mundësi të perfeksionimit të punëve ditore sipas kërkesës së opinionit.

Nisur nga kjo ide, vjen këtë vit edhe projekti më I ri televiziv, duke sjell për herë të parë në Ballkan versionin e një kanali televiziv që prodhon dhe transmeton 24/7 emisione për gastronominë, që është pagëzuar me emrin Gurmania Channel.

16 emisione të gatimit, do tu mundësojnë shqiptarëve që të shohin realizimet e kuzhinave më të njohura në botë, kuzhinës tradicionale, përcjellur me show televiziv që e bëjnë edhe më atraktiv njohjen me kuzhinën.

Gurmania krijon mundësi për të pafund të të mësuarit të gatimit, përgatitjes së ushqimeve të shëndetshme, të atyre që njihen si “fast-food”, të ushqimeve tradicionale shqiptare, të ushqimeve të detit, etj.

Të gjitha realizimet televizive do të jenë prodhim në vete i produksionit Gurmania, dhe në të do të flitet vetëm shqip.

Shumë nga emisionet kanë nisur të realizohen nga një staf mediatik i përgatitur profesionalisht, mbështetur nga ekspertë të kuzhinës dhe gatimit nga vendi. Filmimet e emisioneve kanë nisur në Kosovë nga fundviti i kaluar, ndërkohë që disa prej tyre nisin nga muaji mars me xhirime nga Shqipëria, Maqedonia dhe Ulqini.

Plan projekti i Gurmania Channel do të vazhdojë me xhirime edhe në vendet të ndryshme të Evropës dhe në Amerikë, duke ju prezantuar specialitetet e kuzhinierëve shqiptarë që punojnë në restorantet më të njohura në botë.

Misioni i Gurmania është që të bashkojë të gjithë gurmanët dhe adhuruesit e gastronomisë shqiptare kudo ku ata ndodhen. Gurmania do të bashkojë edhe të gjithë prodhuesit dhe industritë e lidhura me kuzhinën nga të gjitha trevat shqiptare.

Ky kanal televiziv, i pari prodhim gjigant i këtij lloji në botën shqiptare, mëton të jetë asistenti më i mirë i kuzhinës për femrat adhuruese të kuzhinës, po ashtu jep mundësi të motivimit edhe për të tjerat që nuk e kanë të mësuar mënyrën më të mirë, të shpejtë, të lehtë dhe të shijshme të gatimit.

Ky kanal televiziv vjen si prodhim i produksionit Gurmania, në bashkëpunim me produksione nga Shqipëria, Maqedonia dhe Amerika.

Gurmania do të jetë kanal i veçantë televiziv i shtrirë në të gjitha platformat televizive në vend, përfshirë kabllorët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Evropë dhe Amerikë.

https://video.xx.fbcdn.net/hvideo-xft1/v/t43.1792-2/12556705_955200144546991_1833704882_n.mp4?efg=eyJybHIiOjE1MDAsInJsYSI6MTAyNCwidmVuY29kZV90YWciOiJzdmVfaGQifQ%3D%3D&rl=1500&vabr=640&oh=a5128df855e4fc45556d21f9088fac01&oe=56D1D9A6

Exit mobile version