Telegrafi

Gurin gjigant të krijuar në fshikëz, mjekët ia hoqën me levë (Video, +18)

Maheshbhai Rasikbhai Patel, që u pranua në një spital të Indisë me dhimbje të tmerrshme barku, iu është nënshtruar operimit për heqjen e gurit gjigant të krijuar në fshikëzën e urinës.

Në operimin që zgjati më se një orë e gjysmë, specialistët shfrytëzuan edhe levat për të hequr masën e kalciumit, të rëndë 1.4 kilogramë, transmeton Telegrafi.

Heqja e gurit në madhësi të pjeprit më përmasa 15 dhe 17 centimetra, është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë në atë shtet.

Kjo e lë anash edhe rastin që ka ndodhur para shtatë vitesh, kur një burri i hoqën nga barku gurin e rëndë 1.22 kilogramë. /Telegrafi/