Telegrafi

‘Guri’ në fushë, ‘tru’ në shkollë – Chiellini me master në Ekonomi dhe Manaxhment (Foto)

Giorgio Chiellini është nga të paktë futbollist që mendon se çfarë do të bëjë pasi ta lë futbollin. Ai ka kryer masterin në Universitetin e Torinos.

Pak futbollist vendosin që ta mbarojnë fakultetin në kohën kur janë në kulimin e karrierës, duke u koncentruar vetëm në futboll.

Por kjo nuk blen për Chiellinin, i cili pas mbarimit të fakultetit vendosi ta kryej edhe masterin në qytetin ku jeton.

Lojtari i Përfaqësueses së Italisë dhe Juventusit, është prej mbrojtëseve më të mirë në botë ka mbaruar Masterin në Menaxhment dhe Ekonomi.

Chiellini pas diplomimit

Dhe tema që kishte zgjedhur kishte të bënte me Juventusin.

32 vjeçari për temë kishte Modelin e Juventusit për biznes në planin internacional.

Ai këtë e mbrojti para mentorit Pietro Paolo Biancone.

Chiellini tashmë me master me Shkencat Ekonomike dhe Menaxhment

Chiellini e postoi një foto ku tregoi se ka mbaruar studimet.

“Fino alla fine (Deri në fund). . Kjo moto më shoqëron mua në fushë dhe gjatë këtyre viteve në libra. I lumtur që u diplomova!”, ka shkruar Chiellini.

Juventus shpejtë e uruan Chiellinin në arritjet e tij pas ceremonisë.

Tema e Chiellinit

Vëmendje e Chiellini tani do të kthehet për ndeshjen e së shtunës në shtëpi ndaj Chievos.

Skuadra e Massimiliano Allegri janë aktualisht gjashtë pikë para Romës në rrugën për ta siguruar titullin e gjashtë radhazi në Itali. /Telegrafi/