Telegrafi

Gundogan tregon bisedat me Guardiolan dhe Xavin para se t’i bashkohej Barcelonës

Ilkay Gundogan ka shpjeguar arsyet e tij për t’u bashkuar me Barcelonën.

Lëvizja e 32-vjeçarit si i lirë te skuadra katalunase u konfirmua të hënën në mëngjes, me mesfushorin gjerman që nënshkroi një marrëveshje dyvjeçare me një opsion për një të tretën.

Duke shkruar në “The Player’s Tribune” , Gundogan pranoi se ishte e vështirë t’i thoshte lamtumirë Pep Guardiolës.

Lexo po ashtu Barcelona transferon zyrtarisht Ilkay Gundoganin

“Një nga telefonatat më të vështira që më duhej të bëja ishte me Pep, duke i thënë atij se do të largohesha. Gjithçka që mund të bëja ishte të falënderoja. Jo vetëm për këtë sezon, apo për të gjithë trofetë, por për të më sjellë këtu në radhë të parë”, ka deklaruar gjermani.

“Unë mendoj se ndoshta Pep shpresonte që ne të vinim këtu në City së bashku dhe të largoheshim së bashku, por e di që ai e kupton vendimin tim. Jam i sigurt që më ndihmon që po shkoj në klubin e tij të fëmijërisë”.

Megjithatë Gundogan tha se kishte vetëm një vend ku ai do të kishte shkuar nëse do të largohej nga Manchester City.

Lexo po ashtu Klauzola e çuditshme e Barcelonës për 32 vjeçarin Gundogan

“Nëse do të lëvizja, ka vetëm një klub në botë që kishte kuptim. Ishte Barcelona ose asgjë. Që kur isha i vogël, ëndërroja ta veshja këtë fanellë një ditë. Jam i bindur se më kanë mbetur edhe pak vite në nivelin më të lartë dhe dua të ndihmoj ta kthej Barcelonën atje ku meriton të jetë. Do të jetë një ribashkim me mikun tim të vjetër Leëa (Robert Leëëandoëski), dhe jam i emocionuar që do të luaj nën një trajner tjetër që e kam admiruar për një kohë të gjatë. Kur Xavi dhe unë folëm për projektin, më dukej shumë e natyrshme. Unë shoh kaq shumë ngjashmëri mes nesh si personazhe dhe në mënyrën se si e shohim lojën”.

Barcelona do të shpresojë që Gundogan mund të ketë një ndikim të ngjashëm me sulmuesin polak, i cili ishte një pjesë kyçe për të fituar titullin të tyre të parë në La Liga në katër vjet.

“E di që do të ketë shumë presion te Barcelona. Por, unë e dua presionin. Më pëlqen të dal nga zona ime e rehatisë. Nuk po kërkoja një ulje të lehtë. Po kërkoja një sfidë të re. Kjo është ajo që ka të bëjë ky kapitull tjetër. Mezi pres të luaj me fanellën e Barcelonës”, ka shtuar më tej ai.

Gundogan ka të ngjarë të jetë titullar i garantuar në mesfushën e Barcelonës sezonin e ardhshëm me Pedrin. /Telegrafi/