Juventusi vazhdon interesimin për shërbimet e Ilkay Gundogan, ndërkohë që ka konkurrencën e Manchester Cityt.
Bianconerët e kërkojnë mesfushorin e Borussia Dortmundit qe një kohë, ndërsa kur të hapet afati veror do të kenë konkurrencën e klubit anglez.
Madje pati spekulime se ‘Citizens’ kishin arritur marrëveshje me 25-vjeçarin, megjithatë agjenti i lojtarit i përgënjeshtroi njoftimet.
“Nuk është e vërtetë, gjithçka është e hapur. Lojtari aktualisht është i fokusuar vetëm te rikuperimi”, ka thënë agjenti për Bild.
Juve është duke i shqyrtuar edhe alternativat tjera, si Axel Witsel (Zenit St Petersburg), Ever Banega (Sevilla) e Joao Moutinho (Monaco). /Telegrafi/