Site icon Telegrafi

Gundogan: Qëllimi kryesor është ta fitojmë Ligën e Kampionëve

Ilkay Gundogan duke festuar golin ndaj Baselit (Foto: Getty Images)

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, ka folur për ndeshjen ndaj Liverpoolit në çerekfinale dhe ka thënë se objektivi është që ta fitojnë gjithë Ligën e Kampionëve.

Gjermani beson te kualitetet e Cityt dhe me formën e mirë që po kalojnë ka pritshmëri të mëdha.

“Duhet të luash ndaj më të mirëve për të shkuar në finale dhe natyrisht, ta fitoni”, ka thënë Gundogan për ueb faqen e klubit.

Lexo po ashtu Van Dijk: Man City skuadër shumë e mirë

“Isha mjaft më fat që të luaja në finalen e Ligës së Kampionëve të 2013 me Borussia Dortmundin, fatkeqësisht kemi humbur (nga Bayern Munichu), pra natyrisht që mezi po pres të shkoj në finale dhe ta fitoj këtë herë. Ky është qëllimi im kryesor”.

“Fatmirësisht kemi fituar EFL Cup dhe jemi të lumtur, kemi arritur trofeun e parë sezonal mjaft herë këtë sezon. Tani është në duart tona dhe askush nuk mund të në marrë”.

“Për ne kjo është vetëm fillimi. Jemi në formë të mirë të përballemi me klubet elitare në Evropë”, ka shtuar gjermani.

Ndeshja e parë mes Liverpoolit dhe Man Cityt është më 4 prill në Anfield. /Telegrafi/

Exit mobile version