Ylli i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan beson se ish-ndihmësi i skuadrës, Mikel Arteta, do të jetë një menaxher i shkëlqyeshëm.
Arteta u largua nga City për Arsenalin në mes të këtij sezoni, pasi ish-trajneri i Topçinjve, Unai Emery u shkarkua.
Ai ka shijuar një fillim të denjë me klubin, megjithëse Arsenali u eliminua nga Liga e Evropës kundër Olympiacosit kohët e fundit.
Spanjolli pati një marrëdhënie të shkëlqyeshme me trajnerin e Cityt, Pep Guardiola dhe pjesën tjetër të skuadrës.
Këtë e tregoi edhe mesfushori gjerman i Cityt, Gundogan, i cili foli fjalë pozitive për Artetan.
“Kemi pasur një marrëdhënie shumë të mirë te Man City. Ai është një trajner shumë i mirë, i kujdesshëm dhe i zellshëm”, ka thënë Gundogan. /Telegrafi/