Ilkay Gundogan nuk ka mundur të fshehë gëzimin pas fitores së skuadrës së tij ndaj Barcelonës.
Gundogan ishte pivotal me dy gola ndaj Barcelonës në fitoren prej 3-1 dhe vet gjermani u shpreh i kënaqur pas duelit.
“Ne filluam keq, sidomos në 20-30 minutat e para. Por, më pas , pas golit, ne fituam vetëbesimin dhe u kthyem në pjesën e dytë”.
“Ne dominuam Barcelonën në pjesën e dytë dhe kemi pasur më shumë raste shënimi. Rezultati është më se i merituar”.
“Mendoj se nuk ishte shumë puna te taktikat, më shumë ishte për mentalitetin. Fitimin e dueleve një me një. Ishte ndeshje fantastike nga këndi jonë dhe natë e paharrueshme për të gjithë”, deklaroi Gundogan pas ndeshjes. /Telegrafi/