Ilkay Gundogan e ka ”gëzuar” Borussia Dortmundin, pasi që është rikuperuar përpara ndeshjes kundër Liverpoolit.
Të dyja ekipet përballen të enjten në kuadër të Ligës së Evropës, ndërsa Gundogan ishte i lënduar në këmbë.
Por, 25 vjeçari pritet të startoj kundër The Reds në një ndeshje, e cila pritet të na dhuroj emocion në çdo minutë.
Kujtojmë se ky takim do të zgjoj emocione edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili pikërisht nga skuadra gjermane e Dortmundit, pas shtatë vitesh qëndrimi në krye të shtabit teknik të këtij ekipi, mori drejtimin e ekipit anglez të Liverpoolit. /Telegrafi/