Telegrafi

Gundogan: Lewandowski është sulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar në botë

Ilkay Gundogan e ka cilësuar ish-bashkëlojtarin e tij te Borussia Dortmund, Robert Lewandowskin, si sulmuesi më i mirë aktualisht aktiv në futbollin botëror.

Mesfushori gjerman dhe sulmuesi polak kaluar tri sezone së bashku në Signal Iduna Park nën drejtimin e Jurgen Klopp nga vitin 2011 deri në 2014.

Së bashku, ata e ndihmuan Dortmundin të fitojë titullin e Bundesligës në 2011-12 dhe sezonin pasardhës shkuan deri në finale të Ligës së Kampionëve, ku u mposhtën 2-1 nga rivalët e Bayern Munichut.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

Lewandowski më pas do të transferohej te Bayerni në vitin 2014, ndërsa Gundogan dy vjet më vonë u bashkua me Pep Guardiola te Manchester City.

Gundogan dhe Lewandowski gjatë kohës së tyre te Dortmundi

Por, edhe pse rregullisht radhitet përkrah një shënuesi të cilësisë së lartë si Sergio Aguero, Gundogan pranon se polaku është sulmuesi më i kompletuar.

“Ishte një gëzim i madh për të luajtur me të. Ai është përmirësuar vazhdimisht”, ka thënë fillimisht Gundogan për DAZN.

Lexo po ashtu Lewandowski zbulon kohën kur Ronaldo dhe Ramos u përpoqën ta transferojnë te Real Madridi

“Teknikisht ai ishte gjithmonë i shkëlqyeshëm, tani ai gjithashtu ka edhe mendjen e fortë. Mënyra se si ai shënoi golat është fenomenal”.

“Për mua ai është sulmuesi më i mirë dhe më i kompletuar në botë për momentin”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/