Site icon Telegrafi

Gundogan: Jam te Barcelona për të fituar tripletën

Ilkay Gundogan ka ardhur te Barcelona për të fituar gjithçka. Ai mbërrin pasi ishte njëri nga lojtarët kryesor në fitimin e tripletës historike për Manchester Cityn, por mesfushori dëshiron shumë më tepër. Ai e sheh veten duke fituar Ligën e Kampionëve edhe këtë vit me skuadrën, me të cilën ëndërronte të luante një ditë.

Nënshkrimi i mrekullueshëm i Xavit te Barcelona, Gundogan shpjegon arsyen pse ai mori vendimin e madh për të mos rinovuar me Cityn dhe për të nënshkruar për skuadrën katalanase.

“Nuk mund t’i thuash jo Barçës. Që i vogël, kam ëndërruar të luaj për këtë ekip. Gjithashtu, kam parë potencialin e skuadrës… dhe çfarë mund të bëjë më mirë skuadra”, ka thënë fillimisht Gundogan për Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu Gundogan i gatshëm të luajë kudo për Xavin dhe Barcelonën

“Jam këtu për të fituar Ligën, Kupën dhe Ligën e Kampionëve. Jam shumë i motivuar dhe kam ardhur këtu për t’i dëshmuar vetes se ia vlen edhe pse 32 vjeç”.

“Sfida nuk do të jetë e lehtë, por më pëlqejnë sfidat e vështira. Kam ardhur për të shijuar dhe mbi të gjitha për të fituar”.

“Unë mendoj se ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve. Ka cilësi, por ju nuk keni nevojë vetëm për cilësi, keni nevojë për mentalitet, qëndrueshmëri dhe ndonjëherë edhe pak fat”, përfundoi reprezentuesi gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version