Gjermania ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, ku është mposhtur nga Japonia me rezultat 1-2.
Në fakt gjermanët u përmbysën pasi ishin të parët që kaluan në epërsi dhe mendohej se do të merrnin një fitore të lehtë në fillim.
Aziatikët befasuan në pjesën e dytë pasi shënuan dy gola të shpejtë për t’i përmbysur gjermanët dhe për ta shkaktuar befasinë e dytë në Katar.
Ilkay Gundogan ka qenë shumë i ashpër me repartin e mbrojtjes pas ndeshjes, duke thënë se goli i dytë i pësuar ka qenë ndër më të lehtët që është pranuar në një Kupë të Botës.
“Ne e bëmë shumë të lehtë për Japoninë. Sidomos goli i dytë, nuk e di nëse është shënuar ndonjë gol më i lehtë në njëBotëror. Kjo nuk duhet të ndodhë”, deklaroi Gundogan.
32-vjeçari e pranon se ndodhen shumë gabime në këtë sfidë qenë fund i kushtuan me humbje.
“Nuk luajtëm mirë me topin. Mbajtja e topit, lëvizja dhe ofrimi të gjitha ishin gabim”.
“U mbështetëm shumë te topat e gjatë në pjesën e dytë dhe ato të shkurtra që patëm i humbëm shumë lehtë”.
“Kam ndjesinë se jo të gjithë e donin topin në këmbët e tyre, kemi humbur topin shumë shpesh dhe shumë lehtë”, tha Gundogan i frustruar me humbjen.
Ndeshjen e ardhshme Gjermania e zhvillon përballë Spanjës, ku për përfaqësuesen e udhëhequr nga Hansi Flick ka vlerë vetëm fitorja, në të kundërtën mund të përshëndetet nga Kupa e Botës. /Telegrafi/