Telegrafi

Gundogan i gatshëm të luajë kudo për Xavin dhe Barcelonën

Muajin e kaluar, Ilkay Gundogan u bë nënshkrimi i parë i Barcelonës për këtë verë. 32-vjeçari arriti një marrëveshje para-kontrate me kampionët e La Ligas dhe lëvizja u bë zyrtare në fillim të këtij muaji kur kontrata e tij me Manchester Cityn skadoi.

Gundogan është i sigurt se do të jetë një lojtar i vlefshëm për trajnerin Xavi Hernandez.

Ai sjell një sërë eksperience dhe shkathtësi në ekipin e tij të ri, diçka që do të mbështetet teksa Barcelona kërkon të ndërtojë mbi suksesin e sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Ilkay Gundogan pas zbarkimit në Barcelonë: Ëndërr e bërë realitet, me Xavin e mendojmë njëjtë futbollin

Gjermani mund të luajë në të gjithë qendrën e mesfushës. Ai ka luajtur si një pivot, një numër tetë dhe gjithashtu një mesfushor sulmues, gjë që e bëri me efekt të madh për Cityn sezonin e kaluar.

Duke folur për kanalet zyrtare mediatike të Barcelonës, Gundogan konfirmoi se do ta luaj kudo që i nevojitet ekipit.

“Në dy vitet e fundit kam luajtur një rol më sulmues, duke krijuar lojë, duke shënuar gola. Ka qenë tepër argëtuese. Më ka pëlqyer edhe të luaja si pivot. Ne gjithashtu fituam ligën me një pikë përpara Liverpoolit në sezonin që bëra unë”.

Lexo po ashtu Si pritet të luajë Barcelona me tri përforcimet e reja në sezonin e ri

“E di që mund të bëj mirë në mbrojtje dhe në sulm. Jam gati të luaj kudo që trajneri ka nevojë për mua”, ka thënë Gundogan.

Duke pasur parasysh ardhjen e Oriol Romeut, Gundogan ka më shumë gjasa të luajë më përpara për Barcelonën, gjë që me siguri do të jetë një lajm fantastik për tifozët e Barcelonës, nëse bazohemi në paraqitjet e tij te City në dy vitet e fundit. /Telegrafi/