Ilkay Gundogan është i gatshëm që t’i rinisë bisedimet me Manchester Cityt, pas finales së Kupës Fa që zhvillohet të shtunën.
Kontrata aktuale e 28-vjeçarit skadon në verën e ardhshme, ashtu që kampioni anglez planifikon t’ia zgjasë atë.
Bisedimet kishin filluar në muajin mars, por City dëshironte që ta shesë gjatë verës (në fillim të sezonit 2019/2020), megjithatë Goal bën të ditur se klubi anglez tash planifikon ta mbajë lojtarin.
City është optimist për qëndrimin e Gundoganit dhe tash pritet që përfaqësuesit e të dyja palëve të ulen dhe t’i diskutojnë kushtet.
Mesfushori që e përfaqëson Gjermaninë ka luajtur rol të rëndësishëm këtë edicion duke zënë vendin e Fernandinhos së lënduar dhe duke i ndihmuar skuadrës të arrinte 14 fitore rresht dhe ta fitonte titullin e Ligës Premier. /Telegrafi/