Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan e ka cilësuar mbrojtësin e Evertonit, Yerry Mina, si njëri nga kundërshtarët më të fortë në karrierën e tij.
Mina, 27 vjeç, ka luftuar për formën dhe gjendjen fizike që kur iu bashkua Evertonit nga Barcelona në vitin 2018.
Por, Gundogan e ka veçuar kolumbianin si një kundërshtar veçanërisht të vështirë për t’u përballur, kryesisht për shkak të mjeshtërisë së tij në “artet e errëta” të futbollit.
“Më kujtohet Yerry Mina, një qendërmbrojtës i ashpër kolumbian”, ka thënë fillimisht Gundogan për gazetën gjermane Bild.
“Ai përdorë duart e tij në çdo ndërhyrje, do t’ju gërvisht ose shtrëngojë kurrizin kur gjyqtari nuk po shikon”.
“E kam parë ta bëjë këtë një ose dy herë. Por, jo aq shumë në një mënyrë të pistë”.
“Ai madje buzëqesh në fytyrën tuaj në mënyrë miqësore, gjë që e bën atë simpatik në një mënyrë qesharake”.
Gundogan gjithashtu emëroi mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante, si një nga kundërshtarët më të vështirë që ai ka hasur gjatë karrierës së tij.
“Ai vepron jashtëzakonisht shumë. Ti driblon pranë tij dhe mendon se ai nuk mund të arrijë më, dhe dy sekonda më vonë ai kthehet – e pabesueshme”.
Mesfushori gjerman është jashtë kontratës me Cityn në vitin 2023, por ai pritet të zgjasë qëndrimin e tij në Etihad.
31-vjeçari ka shënuar 46 gola në 240 ndeshje për Cityn që kur u bashkua nga Borussia Dortmund në vitin 2016.
“Jam shumë i lumtur këtu: më pëlqen jeta, e dua klubin dhe ndihem jashtëzakonisht rehat. Kjo është arsyeja pse unë mund të imagjinoj të qëndroj përtej 2023”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/