Telegrafi

Gullit zbulon tri arsyet pse Chelsea nuk është si skuadra e sezonit të kaluar

Ish-lojtari dhe trajneri i Chelseat, Ruud Gullit ka sqaruar disa nga gjërat kryesore për formën e luhatshme të skuadrës së Antonio Contes në këtë sezon.

Gullit ka përshkruar disa arsye pse beson se gjërat po shkojnë keq për Chelsean këtë fillim të sezonit.

Sipas ish-lojtarit holandez, Conte nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër sikurse ajo që e fitoi titullin në sezonit të kaluar.

Lexo po ashtu Tassotti zbulon formacionin më të mirë në histori të Milanit –Shumë yje brenda, por edhe shumë të tjerë jashtë (Foto)

Holandezi i ka përmendur disa arsye, ku tri ndër ato kryesore janë: kundërshtarët më të vëmendshëm, Liga e Kampionëve dhe shitja e lojtarëve të rëndësishëm.

Gullit ka qenë lojtar dhe trajner i Chelseat mes viteve 1996-1998

“Kur fiton titullin, gjërat ndryshojnë. Kundërshtarët janë më të vëmendshëm”, ka thënë fillimisht Gullit për Bein Sport.

“Plus fakti që ka Ligën e Kampioneve. Ka shumë gjëra për të luajtur”.

Lexo po ashtu Lojë e bukur dhe gola, Chelsea dhe Roma ndahen baras (Video)

“Ju duhet të ndani ekipin tuaj në një mënyrë që shumë lojtarë mund të luajnë, jo vetëm disa”.

“Chelsea gjithashtu kishte shumë probleme [gjatë verës]… Mendoj se shiten disa lojtarë të mirë – [Nemanja] Matic, [Diego] Costa – dhe ka qenë e vështirë t’i zëvendësojë ata”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i Milanit në 31 vitet e Berlusconit (Foto)