Ish-lojtari dhe trajneri i Chelseat, Ruud Gullit ka sqaruar disa nga gjërat kryesore për formën e luhatshme të skuadrës së Antonio Contes në këtë sezon.
Gullit ka përshkruar disa arsye pse beson se gjërat po shkojnë keq për Chelsean këtë fillim të sezonit.
Sipas ish-lojtarit holandez, Conte nuk ka arritur të ndërtojë një skuadër sikurse ajo që e fitoi titullin në sezonit të kaluar.
Holandezi i ka përmendur disa arsye, ku tri ndër ato kryesore janë: kundërshtarët më të vëmendshëm, Liga e Kampionëve dhe shitja e lojtarëve të rëndësishëm.
“Kur fiton titullin, gjërat ndryshojnë. Kundërshtarët janë më të vëmendshëm”, ka thënë fillimisht Gullit për Bein Sport.
“Plus fakti që ka Ligën e Kampioneve. Ka shumë gjëra për të luajtur”.
“Ju duhet të ndani ekipin tuaj në një mënyrë që shumë lojtarë mund të luajnë, jo vetëm disa”.
“Chelsea gjithashtu kishte shumë probleme [gjatë verës]… Mendoj se shiten disa lojtarë të mirë – [Nemanja] Matic, [Diego] Costa – dhe ka qenë e vështirë t’i zëvendësojë ata”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/