Ruud Gullit thotë se Diego Maradona ishte dhe është më i madhi nga futbollistët botëror.
Ish-mesfushori i Milanit ka folur për La Repubblica në lidhje me gjendjen aktuale të futbollit, dhe beson se një nga ish-kundërshtarët e tij është lojtari më i madh që ka luajtur futboll ndonjëherë.
“Me gjithë qenien time jam munduar të ndal Maradonan. Për mua ai ishte dhe është më i madhi. Shumë njerëz preferojnë Pelen, por unë e pashë Pelen vetëm në TV, ndërsa me Maradonën kam luajtur”, ka thënë Gullit për La Repubblica.
“Në qoftë se ju flisni me mua në lidhje me [Lionel] Messin dhe [Cristiano] Ronaldon, unë do të përgjigjem se ata mund të driblojnë”, përcjell Telegrafi.
“Maradona nuk mundej, por ai vetëm kërcente dhe ashtu kalonte kundërshtarët e tij, përndryshe ata do t’ia kishin thyer këmbën”, përfundoi ish-mesfushori i Milanit. /Telegrafi/