Legjenda e Milanit, Ruud Gullit, beson se Juventusi mund të arrijë ta rrëmbejë trofeun e Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Bianconerët i kanë fituar pesë titujt e fundit në Itali dhe në këtë periudhë kanë regjistruar dy triumfe në Kupën e Italisë dhe kanë arritur në një finale të Ligës së Kampionëve.
“Ata mund t’ia dalin. I kam parë në finalen e Berlinit (në vitin 2015) dhe mund të zgjedh një favorit për këtë vit”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të shkohet drejt fundit të sezonit në top-formë”, ka deklaruar Gullit për Gazzetta dello Sport.
Holandezi e njeh arenën evropiane, pasi i ka fituar dy trofe me Milanin. /Telegrafi/