Telegrafi

Gullit: Dua ta udhëheq Milanin

Ruud Gullit ka thënë se do të dëshironte të udhëhiqte Milanin një ditë. 

Ish futbollisti që bëri historinë me këtë skuadër në kohën e Arrigo Sacchit ka folur për MilanNews.it.

“Do të dëshiroja të isha trajner i Milanit. Por askush nuk më ka pyetur mua dhe asnjë nga legjendat holandeze të Milanit”.

Gullit ka qenë pjesë e treshes holandeze së bashku me Marco van Bastenin dhe Frank Rijkaardin.

Ishte folur më parë se Rijkaard do të vinte në San Siro si trajner, por kjo nuk ka ndodhur kurrë. /Telegrafi/